Akademia politike është një shkolle politike 1-vjecare, projekt i Fondacionit Qemal Stafa dhe Partisë Socialiste që synon të trajnojë 500 studente në harkun e 3 viteve me qëllim aftësimin dhe përgatitjen e brezit të ri të politikanëve dhe aktivistëve të Partisë Socialiste.

Akademia politike këtë vit bëhet e mundur falë mbështetjes së Olaf Palme Center dhe shumë bashkëpunëtorëve të tjerë të angazhuar maksimalisht për të bërë që akademia politike e Partisë Socialiste të jëtë një eksperiencë e paharruar, por mbi të gjitha një eksperiencë e vlefshme për të gjithë ata që kanë privilegjin të marrin pjesë në të.

Studentet angazhohen në module intensive teorie dhe debati politik, një program që synon t'u japë gjithë mjetet e nevojshme për të qenë politikanë e aktivistë të suksesshëm dhe që synon t'u zhvillojë atyre aftësitë për të trajtuar në mënyë aktive cështje që kanë interes publik për komunitetin ku ata jetojnë e për vendin në përgjithësi.

Java e parë ofroi trajnime nga lektorë vendas dhe të huaj. Profesori Milan F. Zivkovic lektoi mbi hartimin e politikave publike dhe ideologjitë që i mbështesin ato. Nën kujdesin e trajnuesve më të mirë të debatit parlamentar, të gjithë studentët u angazhuan në simulimin e një debati të vërtetë parlamentar bazuar mbi cështje dhe politika për të cilat u përgatitën sipas formatit Karl Popper.

Deputetë të Partisë Socialiste gjykuan dhe vlerësuan më të mirët e ketij simulimi. Falenderojmë Z. Ilir Beqaj, Z. Ervin Bushati, Znj. Enkelejda Shkreli, Znj. Evis Kushi, Z. Eduard Shalsi, Znj. Adelina Rista, Znj. Esmeralda Shkjau, Z. Ervin Koçi, Z. Alfred Peza – Faqja Zyrtare, Znj. Blerina Gjylameti, Znj. Antoneta Dhima, Z. Besnik Baraj, Z. Edi Bejko, Znj. Elisa Spiropali Sekretare e Rinisë, Z. Arbi Mazniku, nënkryetarin e bashkisë Tiranë dhe drejtoreshën e Fondacionit Qemal Stafa, deputeten Olta Xhacka.

Dy skuadrat më të mira debatuese zhvilluan një finale plot emocion dhe me një shpirt gare të jashtëzakonshme. Skuadra fituse u përshëndet gjithashtu dhe në darkën e organizuar nga Kryebashkiaku i Tiranës Z. Erion Veliaj dhe Nenkryetari Z. Arbi Mazniku të cilët, bashke me Znj, Olta Xhacka shpërndanë certifikata dhe për 5 folësit më të mirë.

Akademia Politike do të vazhdojë cdo fundjavë të ketij viti deri në fund të dhjetorit kur do të perzgjidhet grupi tjetër i studentëve pjesëmarrës në Akademinë 2017.

Lini nje koment