Sot në Forumin e Gruas Socialiste për të diskutuar për përfaqësimin e barabartë në politikë dhe të drejtës së barabartë në vendimmarrje, në praninë e posaçme të Presidentes së Grave Socialiste Europiane, Zita Gurmai.

Partia Socialiste është faktikisht forca që po sjell një transformim rrënjësor edhe në këtë drejtim. Është Partia Socialiste që e ka çuar me vendosmëri përpara përpjekjen për ti dhënë një impakt konkret në realitetin e jetës së përditshme parimit të barazisë gjinore. Është Partia Socialiste që ka bërë të mundur që sot të kemi një pamje krejtësisht tjetër të përfaqësimit të grave dhe vajzave në jetën politike të vendit. Është Partia Socialiste që sot voton në Tiranë, në Durrës, në Shkodër e në Kukës për të zgjedhur delegatët e Kongresit me dy lista të ndara dhe për të çuar në Kongres më 19 mars, 50 % burra dhe 50 % gra.

Asnjë forcë tjetër përveç PS nuk mund ta udhëhiqte këtë transformim dhe asnjë forcë tjetër përveç PS nuk mund të sillte transformimin epokal, që në këshillat bashkiakë, tanimë Shqipëria të ketë mundësinë e përfaqësimit me 50 % burra dhe djem dhe 50 % gra dhe vajza. Ashtu sikundër është fuqia udhëheqëse e PS që solli në kabinetin e qeverisë se vendit, aq gra sa nuk kishin hyrë në qeveri në 23 vjet të marra së bashku.

 

Lini nje koment