Forumi i Gruas Socialiste ka nisur takimet me strukturat e tij në të gjithë vendin. Në fokus të takimeve është riorganizimi i forumit dhe fuqizimi i rolit të gruas në Partinë Socialiste. Rritja e anëtarësisë, evidentimi i grave dhe vajzave me talent dhe vokacion politik dhe zgjedhjet e kryetarëve të reja sipas parimit “një anëtar – një votë”, janë objektivat kryesore të këtij riorganizimi.

Pas Korcës dhe Elbasanit, ndalesa e rradhës për Kryetaren e Forumit znj. Olta Xhacka, ka qënë Shkodra. Në fjalën e saj ajo u ndal në një moment shumë të rëndësishëm për betejën për më shumë barazi e përfaqësim në politikë e vendimmarrje:
“Si kryetare e forumit të gruas, kam pasur detyrimin, bashkë më kolege të tjera deputete të propozoj ndryshimet ligjore për garantimin e përfaqesimit të barabartë gjinor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2017, si një e drejtë që i takon grave dhe vajzave në këtë 70 vjetor të votës së tyre. Kam bindjen se kontributi i grave në jetën politike të vendit duhet të shikohet jo vetëm si një e drejtë por edhe si një nevojë e shoqërisë për kontributin e tyre. Riorganizimi në forumin e gruas synon zgjedhjen e të gjitha kryetareve dhe koordinatoreve sipas parimit “një anëtar – një votë”.  Gara për kryetaret e forumit në bashki me listat e përditësuara me anëtarësi të re në PS jo vetëm do tí fuqizojë e japë më shumë legjitimitet kryetareve që do të zgjidhen, por do të evidentojë  edhe ato gra dhe vajza me talent e vokacion politik për të qënë përfaqesueset tona në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në të gjithë vendin. “

Lini nje koment