Forumi Socialist i Gruas shqiptare ka nisur takimet me strukturat e tij në qytetet e Shqipërisë dhe i rradhës ishte Fieri. Në fokus të takimit ishte riorganizimi i forumit dhe fuqizimi i rolit të gruas në Partinë Socialiste. Forumi është duke hedhur hapat e para drejt riorganizimit nëpërmjet  zgjedhjeve me votim “një anetar – një votë” dhe rritje të anëtarësisë, për ta bërë forumin më të fortë, më një strukturë të mirëorganizuar  të mbushur me gra të zonja dhe me vokacion politik.

Kjo rrjedhë takimesh ka nisur nga qyteti i Shkodrës në të cilin znj. Olta Xhacka zhvilloi një diskutim dhe bashkëbisedim, plot propozime dhe ide të reja, me zonjat e qytetit si dhe znj.Keti Bazhadari.

Shkëputur nga fjala e kryetares së forumit znj.Olta Xhacka :

“Si kryetare e forumit të gruas, kam pasur detyrimin, bashkë më kolege të tjera deputete të propozoj ndryshimet ligjore për garantimin e përfaqesimit të barabartë gjinor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2017, si një e drejtë që i takon grave dhe vajzave në këtë 70 vjetor të votës së tyre. Kam bindjen se kontributi i grave në jetën politike të vendit duhet të shikohet jo vetëm si një e drejtë por edhe si një nevojë e shoqërisë për kontributin e tyre. Riorganizimi në forumin e gruas synon zgjedhjen e të gjitha kryetareve dhe koordinatoreve sipas parimit “një anëtar – një votë”.  Gara për kryetaret e forumit në bashki me listat e përditësuara me anëtarësi të re në PS jo vetëm do tí fuqizojë e japë më shumë legjitimitet kryetareve që do të zgjidhen, por do të evidentojë  edhe ato gra dhe vajza me talent e vokacion politik për të qënë përfaqesueset tona në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në të gjithë vendin. “
“Për momentin po shkojmë në cdo bashki për tú siguruar që ky proces fuqizimi i forumit të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme deri në fund. Jam e vetedijshme se na duhet një koncept i ri, një organizim i ri në mënyrën tonë të të vepruarit si një kusht që gratë dhe vajzat të na shohin si zërin e tyre. Ne vetë jemi të vetedijshme për nevojën për të mbrojtur interesat tona e për të fituar respektin e komuniteteve tona. Vetëm keshtu mund tu imponohemi respektit të publikut dhe politikës në tërësi që e quan krejt të parakohshme këtë barazi potenciale përfaqësimi, duke e konsideruar diskriminimin pozitiv 50%, një dhuratë, një leshim, ose më keq akoma, statistikë..”

Takimi kësaj here u zhvillua në kryeqytetin e socialistëve, Fierin. Bashkë me grate e forumit të gruas në këtë qytet zhvilluam një takim përvec se të ngrohtë në ambjent librash dhe dijesh por  dhe të mbushur me energji pozitive ndryshimi që këto gra shprehën. U diskutuan dhe u evidentuan idetë e reja për riorganizimin e forumit në këtë qytet dhe u paraqit formati I zgjedhjeve të reja në forum sipas parimit “një anëtar – një votë”. Vec të tjerash në fjalën e kryetares së forumit znj.Olta Xhacka u theksua rëndësia e përfaqësimit të gruas në parlament dhe respektit që shoqëria, publiku dhe politika duhet të kenë ndaj asaj cka femrat mund të bëjnë, duke lënë pas keshtu diskriminimn dhe duke luftuar për mundësi të barabarta.

Shperndaj
Artikulli meparshemLezha mirëpret FGS
Artikulli vijuesOlta Xhacka

Lini nje koment