“PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10019, DATË 29.12.2008 “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË” TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pika 2 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008  “Kodi Zgjedhori Republikëssë Shqipërisë”, të ndryshuar bëhen këto ndryshime :

Neni 1 

Në nenin 67 të bëhen ndryshimet si më poshtë:

1)a)Neni 67, pika 1, në fund të fjalisë së parë, të shtohet fjalia si vijon:

 

“50 përqind e listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini”.

 

  1. b) Në fund të pikës 1, shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje: 

“Partia politike depoziton paraprakisht në KQZ jo më vonë se 60 ditë para datës së zgjedhjeve për Kuvendin listën shumemërorë të kandidatëve për deputetë.

KQZ bën verifikimin e listës për kriterin e gjinisë dhe nëse vëren mosplotësim të këtij kriteri, brenda tre ditëve nga depozitimi i tyre, i kthen për plotësim. Lista e korrigjuar ridepozitohet jo më vonë se 55 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ merr vendim për pranimin ose refuzimin e listës së kandidatëve jo më vonë se 50 ditë para datë së zgjedhjeve. KQZ njofton menjëherë KZAZ-të për listat e kandidatëve të partive politike të miratuara nga KQZ”.

 

 

2) a) Neni 67, pika 2, në fund të fjalisë së parë të shtohet fjalia si vijon:

 

“50 përqind e listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini”.

 

  1. b) Në fund të pikës 2, të shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:

 

“Koalicionet depozitojnë paraprakisht në KQZ jo më vonë se 60 ditë para datës së zgjedhjeve listën shumemërorë të kandidatëve për deputetë.

KQZ bën verifikimin e listës për kriterin e gjinisë dhe nëse vëren mosplotësim të këtij kriteri, brenda tre ditëve nga depozitimi i tyre, i kthen për plotësim. Lista e korrigjuar ridepozitohet jo më vonë se 55 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ merr vendim për pranimin ose refuzimin e listës së kandidatëve jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ njofton menjëherë KZAZ-të për listat e kandidatëve të koalicioneve të miratuara nga KQZ”.

 

 

3)Neni 67, pika 6, fjalia e parë të ndryshohet si vijon: 

“6. Në zgjedhjet për Kuvendin, për çdo zonë zgjedhore, një në çdo dy emra të njëpasnjëshëm në renditje të të gjithë listës shumemëroreduhet t’i përkasë secilës gjini”.

Neni 2 

Në nenin 68, në fund të pikës 1 të shtohet fjalia:

“50 përqind e listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini”. 

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi  15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. 

K R Y E T A R I 

Ilir META

Lini nje koment