Forumi i Gruas Socialiste Lac, zhvilloi një takim me strukturat e tij për të diskutuar riorganizimin dhe rritjen e anëtarësisë në forum . Në takim nuk mungoi kryetarja e forumit znj.Olta xhacka ku parashtroi platformën e zgjedhjeve. Në fjalën e saj rëndësi të vecantë pati promozimi për ndryshimet ligjore për garantimin e përfaqësimit të barabartë gjinor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2017, si një e drejtë që i takon grave dhe vajzave në këtë 70 vjetor të votës së tyre.  Duke e pare këtë jo vetëm si të drejtë por dhe si nevojë e shoqërisë për kontributin e tyre. Ajo tha se ky proces rioganizimi do të evidentojë edhe ato gra dhe vajza me talent e vokacion politik për të qënë përfaqësueset tona në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2017.

Lini nje koment