Arta Dade lindi në Tiranë, më 15 mars 1953. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, dega Gjuhë Angleze. Gjithashtu ka kryer kualifikime pasuniversitare për gjuhësinë dhe metodologjinë si edhe kualifikim pasuniversitar në Mbretërinë e Bashkuar. Nga vitet 1975-1985 ka qenë mësuese në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë. Nga viti 1985 deri në vitin 1997 ka qenë pedagoge në Universitetin e Tiranës në Departamentin e Gjuhës Angleze. Në vitin 2002 është shpallur Qytetare Nderi e New Orleans të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Veprimtaria e saj politike në Partinë Socialiste është mjaft e pasur. Prej vitit 1991 është bërë anëtare e PS-së, një vit më vonë është zgjedhur Anëtare Kryesie në këtë parti. Ka mbajtur postin e Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitin 1997-1998. Në periudhën 2001-2002 ka qenë Ministre e Punëve të Jashtme. Ndërkohë në vitet 2002-2004 ka mbajtur sërish postin e Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Nga viti 2010 e në vazhdim është nënkryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme, anëtare e delegacionit të përhershëm të Kuvendit pranë Asamblesë Parlamentare të OSCE-së, anëtare e Komisionit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.

Zonja Dade është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në pesë legjislatura dhe është kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme.

Është autore e një sërë artikujsh politik dhe shkencor.

Shperndaj
Artikulli meparshemBlerina Gjylameti
Artikulli vijuesKlodiana Spahiu

Lini nje koment