Erjeta Alhysa lindi më 18 maj të vitit 1971 në Ndroq të Tiranës. Studimet e larta për mësimdhënie Znj.Alhysa i kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Filologjisë dega Histori-Gjeografi. Prej 11 vitesh ajo dha kontributin e saj në sektorin e arsimit në Gjimnazin “Sadi Nuri” në Ndroq, shkollë të cilën e drejtoi gjatë viteve 2004-2005. Në aspektin profesional Znj. Alhysa ka kryer disa specializime, master e kualifikime. Veprimtaria e saj politike në Partinë Socialiste daton në vitet 2000 si anëtare e PS e më pas në vitin 2007 Kryetare e PS së Ndroqit dhe anëtare e Asamblesë Kombëtare. Në vitin 2011, Alhysa zgjidhet Sekretare e PS për Rrethin Tiranë dhe rizgjidhet anëtare e Asamblesë Kombëtare. Znj.Erjeta Alhysa zgjidhet për herë të parë deputete e Kuvendit të Shqipërisë në qershor të vitit 2013. Ajo është anëtare e Komisionit Parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë.

Shperndaj
Artikulli meparshemEvis Kushi
Artikulli vijuesAnila Agalliu

Lini nje koment