Mimoza Hafizi lindi më 20 shkurt 1962 në Shkodër. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega “Fizikë Speciale”. Gjithashtu ka kryer studimet pasuniversitare në “Relativitetin e Përgjithshëm dhe në Teorinë e Grupeve”, si dhe D.E.A e Fizikës Teorike në Ecole Normale Superieure, Paris. Në vitin 1996 ka mbaruar doktoraturën me gradën “Doktor i Shkencave në Republikën e Shqipërisë”. Në vitin 2000 i është akorduar titulli “ Profesor i Asociuar”, ndërsa në 2012 i akordohet titulli “Profesor”.

Ka një karrierë të pasur në fushën akademike si pedagoge dhe drejtuese departamentesh. Në vitet 2002-2003 ka qenë Drejtore Ekzekutive e Qendrës së Astrofizikës.

Në vitet 1997-2000 ka mbajtur postin e Zëvendësministres së Arsimit dhe Shkencës. Në 2002-2003 ka qenë Sekretare e Përgjithshme në Presidencën e Republikës së Shqipërisë. Është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në një legjislaturë dhe është anëtare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Shperndaj
Artikulli meparshemLuljeta Arapi
Artikulli vijuesMira Shehu

Lini nje koment