Vasilika Hysi, e lindur në Tiranë më 1963, është zgjedhur deputete për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Vasilika Hysi është diplomuar për drejtësi në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike në Universitetin e Tiranës ku ka punuar si pedagoge, Drejtuese e Departamentit të së Drejtës Penale, Përgjegjëse e Seksionit të Kriminologji-Kriminalistikës por edhe si Dekane në periudhën 1998-1999.

Ajo është autore e shumë teksteve universitare, botimeve shkencore dhe studimeve, dhe mban titullin akademik “Profesor.” Krahas aktivitetit akademik, Vasilika Hysi ka qenë për vite me radhë nje aktiviste e njohur në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka shërbyer si Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit nga viti 2000 deri në maj të vitit 2009 kur dha dorëheqjen për shkak të angazhimit të saj në politikë. Ajo ka qenë po ashtu Anëtare e Komisionit Europian kundër Diskriminimit dhe Intolerancës, dhe është zgjedhur nënkryetare e këtij komisioni në vitin 2003.

Vasilika Hysi është anëtare e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut dhe Nënkryetare e Grupi parlamentar të Partisë Socialiste.

Lini nje koment