Këtë fundjavë Akademia Politike e Partisë Socialiste , trajnon studentët e saj per “komunikimin publik”. Lektorët dhe ekspertët e komunikimit pranë akademisë trajnojnë studentët si të flasin në publik, si të zhvillojnë një debat të hapur konstruktiv politik, si të prezantojmë një mënyrë të kuptueshme dhe efektive mendimet, bindjet dhe qëllimet e tyre politike, si të udheheqin veten dhe të tjerët.

Olta Xhacka që drejton akademinë politike dhe fondacionin Qemal Stafa, u shpreh  kjo temë është ndër më të rëndësishmet për cdo student te politikës. “ Fjala është rregulli dhe celesi I cdo marrdhënieje, komunikimi efektiv është I domosdoshëm për të informuar, edukuar, mobilizuar e përfshirë. Dhe këtë fundjavë do bëjmë cmos që t’ju tregojmë tëgjitha teknikat per t’ju bërë folës dhe komunikues më të mirë, për t’ju dhënë “armën” më të rëndësishme të gjithkujt që aspiron të merret me politikë, artin e fjalës”.

Lini nje koment