Këtë fundjavë Akademia Politike e Partisë Socialiste trajtoi Debatin Parlamentar. Studentët mësuan se si procedohet gjatë një Debati Parlamentar , cilat janë rregullat bazë të një diskutimi dhe se si ngrihen cështjet në parlament.
Lektorët e kësaj fundjave ishin Znj Olta Xhacka dhe Znj Elisa Spiropali ku përpos leksioneve dhe këshillave, ato mbikqyrën dhe simulimin final të një seance plenare në parlamentin e improvizuar nga studentët e Akademisë Politike.
Rendi i ditës në këtësimulim ishin diskutimet rreth Ligjit për Arsimin e Lartë, Ligjit për Procedurat Tatimore dhe Ligjit për Importin e Mbetjeve.
Gjatë këtyre improvizimeve u spikatën studentët me më elokuencë dhe me vokacion. Ata shfaqën aftësi të larta debatuese ku spikati mendimi kritik dhe konstruktiv, si dhe një model qytetarie në diskutim.

Lini nje koment