Dje, në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, u sulmua në mënyre  tinëzare një grua e cila jo vetëm ka udhëhequr një reformë të veshtirë që i shërben të ardhmes së vendit, por që ka treguar me profesionin e saj se sa pranë kërkesave dhe interesave të të rinjve është.

 

Personi që kreu këtë akt të shëmtuar nuk do të meritonte asnjë reagim nga ana jonë, pasi veprimi i saj, nuk është asgjë tjetër përvecse shprehje e një mjerimi të madh mendor dhe etik që meriton vetëm mëshirë.

Por, reagimi bëhet i detyrueshëm, kur një personazh publik si Sali Berisha, del në mbrojtje dhe mbështet publikisht dhunën ndaj ministres Nikolla.

Personit që ka kthyer parlamentin në platformën personale të shfaqjes së karagjozllëkut më ekstrem cdo të enjte dhe e ka barbarizuar komunikimin publik përtej cdo kufiri duke mos kursyer as gratë që ka dhunuar sistematikisht nga foltorja e parlamentit, i kujtojmë se është përtej e turpshme të përdoresh një vajze për të dhunuar një grua.

Turp për politikanë të tillë që solidarizohen me dhunën fizike ndaj një gruaje ministre, pavarësisht se kujt force politike apo kujt qeverie i përket.

Theksojmë për qytetaret se e drejta e tubimit dhe e protestës është një e drejtë kushtetuese, thelbësore dhe e pacënueshme. Por si cdo e drejtë njerëzore ajo ka një limit. Limiti mbaron atje ku fillon e drejta e tjetrit.

Pavarësisht pakënaqësisë apo revoltës personale qoftë kjo edhe kolektive, fyerja dhe cënimi i integritetit të figurës së tjetrit nuk respekton parimet e bashkëjetesës demokratike dhe nuk ka asnjë lidhje me ushtrimin e të drejtës për të protestuar. Protesta si cdo e drejtë duhet bërë sipas mjeteve ligjore dhe duke respektuar të drejtat e tjetrit.

 

E theksojmë, asnjë arsye nuk justifikon përdorimin e një vajze për të ushtruar dhunë mbi një grua. Sensi i protestës e rebelimit, antikonformizmi, apo kinse idealializmi për të dhunuar në emër të padrejtësisë nuk mund të shërbejnë kurrsesi si justifikim për të tilla akte që nuk kanë asgjë te përbashkët me ligjin, qytetarinë, demokracinë apo shoqërinë që duam të ndërtojmë.

Lini nje koment