Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Forumit të Gruas Socialiste të Shqipërisë. Në fokus të takimit ishte fuqizimi i rolit të gruas në Partinë Socialiste si dhe në fuqizimin e rolit të gruas në politikë-bërje në Shqipëri.

Një Interes i vecantë iu kushtua organizimit të procesit të zgjedhjeve për Kryetaren e re të Forumit të Gruas Socialiste. Theksi u vendos tek programet që do të propozohen nga kandidatet, të cilët duhet të jenë gjithëpërfshirës. E rëndësishme është që vota për Kryetaren e re të jetë një votë jo e imponuar, por një votë e informuar si për të dëshmuar dhe një herë tjetër, se PS bazohet në meritokraci dhe se proceset e brendshme të saj, janë prova të gjalla të demokracisë brenda partisë më të madhe në vend.

Gjatë takimit Kryetarja aktuale e FGS znj. Olta Xhacka, përmendi Listat 50-50, ku gratë do të kenë mundësinë e barabartë të përfaqësimit. “Roli i gruas si në Partinë Socialiste ashtu dhe në gjithë arenën politike duhet te jetë më i madh. Gratë janë një shtyllë jashtëzakonisht e rëndësishme e shoqërisë së sotme por dhe asaj që do edukohet për të ardhmen” tha znj. Xhacka në fjalën e saj.

Për Forumin e Gruas Socialiste, gruaja është një faktor kyc në cuarjen përpara të një vendi dhe se demokracia merr formën e saj të plotë vetëm atëherë kur gruaja jo vetëm ka të drejtë që të zgjedhë, por dhe të zgjidhet.

Lini nje koment