Sot zhvillojmë zgjedhjet në Forumin e Gruas të Partisë Socialiste për të gjitha nivelet e përfaqësimit përmes një organizimi siç nuk e kemi bërë më parë për forumin, përmes parimit një anëtar një votë.

Si kryetare e forumit të gruas dëshiroj të falënderoj çdo kandidate, çdo koordinatore dhe çdo anëtare të angazhuar në mbështetje të këtij procesi të paprecedente për forumin e gruas, të garës sipas parimit ‘një anëtar një vote’, me qëllimin për të pasur një forum më gjithëpërfshirës, më kolegjial, më të organizuar e me të fortë.

Ne besojmë fort se ky proces fuqizimi dhe demokratizimi i forumit të gruas shkurton distancën mes politikes dhe interesave të grave, kërkon natyrshëm rritjen dhe fuqizimin e kryetareve të zgjedhura në të gjitha bashkitë e vendit, të të gjitha anëtareve të forumit të cilat sot kanë një garanci më tepër se në Partinë Socialiste gjithsecila që ka talent dhe vokacion politik për të drejtuar ka të drejtën të përfshihet në një garë transparente e gjithëpërfshirëse, dhe të cilësdo anëtareje të forumit ka të drejtën të zgjedhë për përfaqësueset e saj.

Sot zgjedhjet po zhvillohen në të gjitha bashkitë e vendit, në 190 qendra të ngritura ku votojnë në total rreth 30.000 anëtare të Forumit të Gruas Socialiste.

Marr shkas tu uroj suksese të gjitha kandidatëve në garë dhe tu bëj thirrje të gjitha anëtareve të forumit që nuk kanë votuar akoma të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të jenë pjesëmarrëse në procesin më demokratik, transparent, e fuqizues për gratë dhe vajzat socialiste. Le të shërbejë ky proces si një model frymëzues për avancimin e të drejtave të grave në politikbërje dhe vendimmarrje.

Çdo grua që përfshihet në një proces demokratik, si ky që po zhvillojmë sot, kthehet në kapitalin më të fuqishëm njerëzor në mbështetje të të drejtave të saj dhe të grave dhe vajzave të tjera në Partinë Socialiste apo në komunitetin ku jetojnë. Ndaj u bëj thirrje ta shprehni vullnetin tuaj të lirë dhe të plotë për këto pak orë që kanë mbetur nga mbyllja e qendrave të votimit.

 

*Deklaratë për media e Kryetares së Forumit të Gruas Socialiste, Olta Xhaçka

Lini nje koment