Forumi i Gruas Socialiste kaloi me sukses, procesin e zgjedhjeve për strukturat e reja. Në zgjedhje morën pjesë një numër mbresëlënës anëtaresh, plot 30.717. U mbyll me sukses gjithashtu, dhe procesi i zgjedhjeve për kryetaret e FGS për cdo rreth të Shqipërisë.

Takimi i rradhës ishte një tjetër ditë produktive për Forumin e Gruas Socialiste. Në këtë takim u diskutua për riorganizimin e strukturave, për t’i bërë ato sa më produktive e më tej, pasurimin e tyre me elementë të rinj. Roli i FGS në partinë Socialiste, por dhe në politikë-bërjen në Shqipëri, do të jetë një rol aktiv dhe përcaktues.

Forumi i Gruas Socialiste do të bashkëpunojë ngushtë me cdo strukturë të partisë Socialiste dhe me cdo strukturë të Forumit Rinor Euro-Socialist të Shqipërisë. Ky bashkëpunim do të mundësojë një ndërlidhje më të mirë dhe arritjen e një produkti i cili qëllim do të ketë forcimin e rolit të gruas në shoqëri, atje ku ato mund të bëjnë impaktin më të madh dhe në vendimmarrje politike, gjithmonë në të mirë të shqiptarëve.

 

 

Lini nje koment