Familja Jone

Anila Agalliu

Anila Agalliu u lind më datë 22 Mars 1976, në Berat. Ka përfunduar studimet Master në profilin “E drejtë Publike dhe Administrative”, në Universitetin e Beratit. Është diplomuar në Shkenca Juridike, në po të njëjtin Universitet. Ka kryer studime të nivelit pasuniversitar në profilin “Menaxhim i burimeve njerëzore”, “Menaxhim projektesh” dhe është diplomuar në...

Erjeta Alhysa

Erjeta Alhysa lindi më 18 maj të vitit 1971 në Ndroq të Tiranës. Studimet e larta për mësimdhënie Znj.Alhysa i kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Filologjisë dega Histori-Gjeografi. Prej 11 vitesh ajo dha kontributin e saj në sektorin e arsimit në Gjimnazin “Sadi Nuri” në Ndroq, shkollë të cilën e drejtoi gjatë...

Evis Kushi

Evis Kushi lindi në Elbasan, më 7 tetor 1975. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega “Administrim Biznesi”. Gjithashtu në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University, Angli, PhD në Ekonimi Turizmi. Në vitin 2010 ka marrë titullin “Profesor i Asociuar” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës Ka një përvojë...

Esmeralda Shkjau

Esmeralda Shkjau lindi në Fushë-Arrëz të Pukës, më 24 korrik 1983. Ka kryer studimet e larta në Universitetin Europian të Tiranës, dega Menaxhim Biznesi. Gjithashtu ka kryer studimet master në degën “E Drejta Ndërkombëtare dhe Tregtare”. Ka një veprimtari profesionale të pasur si koordinatore. Në vitin 2011 ka qenë koordinatore e projektit “Ndihmë për Fëmijët”....

Mira Shehu

Mira Shehu ka lindur në 19 janar 1973 në Skrapar. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të U.P.T, si Inxhiniere Mekanike, Dega Konstruksione. Në vitin 2007 ka marrë titullin ”Doktor i Shkencave”, pranë UT, Bergakademie Freiberg, Gjermani dhe UPT, Tiranë. Ndërsa në 2009 ka marrë titullin Profesor i Associuar. Ka një...

Mimoza Hafizi

Mimoza Hafizi lindi më 20 shkurt 1962 në Shkodër. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega “Fizikë Speciale”. Gjithashtu ka kryer studimet pasuniversitare në “Relativitetin e Përgjithshëm dhe në Teorinë e Grupeve”, si dhe D.E.A e Fizikës Teorike në Ecole Normale Superieure, Paris. Në vitin 1996...

Luljeta Arapi

Znj. Luljeta Arapi ka lindur në Elbasan, më 13 Janar 1954. Znj. Arapi është ekonomiste, ka mbaruar Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, në vitin 1979. Ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, “Mbi Ekonominë e Industrisë”, në vitin 1981. Znj. Luljeta Arapi ka hyrë në politikë në vitin 1992, si anëtare e...

Klodiana Spahiu

Klodiana Spahiu lindi më 22 maj 1976 në Durrës. Ka studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega mjeke e përgjithshme. Më pas në vitin 1998-2002 është specializuar në fushën e kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë Q. S. U. T “ Nënë Tereza” në Tiranë. Ka një sërë specializimesh ndër vite,...

Arta Dade

Arta Dade lindi në Tiranë, më 15 mars 1953. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, dega Gjuhë Angleze. Gjithashtu ka kryer kualifikime pasuniversitare për gjuhësinë dhe metodologjinë si edhe kualifikim pasuniversitar në Mbretërinë e Bashkuar. Nga vitet 1975-1985 ka qenë mësuese në Shkollën e Mesme të...

Blerina Gjylameti

Blerina Gjylameti ka lindur në Tiranë me 23 janar të vitit 1980. Znj. Gjylameti është kandidate Doktor Shkencash në fushën e ekonomisë pranë Fakultetit Ekonomik në UT, prej vitit 2009. Ka një diplomë master në shkenca ekonomike evropiane pranë UT, Fakulteti i Ekonomisë si dhe është diplomuar në Universitetin e Salernos në Itali, Fakulteti...
0FansLike
- Advertisement -

Te tjera